Kush jemi ne!
• AH Consulting Engineers shpk është një kompani e përbërë nga grup inxhinierësh të kualifikuar brenda dhe jashtë vendit në fushën Mekanike, Elektrike, Ndërtimit, Mjedisit, Hidroteknike, Naftës & Gazit, Gjeodezisë, Gjeologjisë dhe Minierave, Arkitekturës, Urbanistikës, Teknologjisë së Informacionit (IT) dhe më gjerë.
• AHCE ofron ekspertizë në fushën e aksidenteve rrugore, ekspertizë në aksidentet në punë në të gjitha fushat e saj (civile, mekanike, elektrike, etj.), ekspertizë në fushën e naftës dhe të gazit, ekspertize teknike mbi zjarret e rëna, ekspertizë në aksidentet e shkaktuara nga energjia elektrike, në vlerësimin e makinerive, pajisjeve dhe linjave teknologjike dhe pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme.
• AHCE ofron konsulencë inxhinierike ne projektimin e rrugeve dhe sinjalizimi rrugor në të gjitha kategoritë e saj, Auditim dhe inspektimi i sigurisë rrugore, projektimin e veprave naftësjellës, gazsjellës, vajsjellës, ne projektimin e sistemeve të furnizimit me gaz, projektimin e sistemeve kundër zjarrit, projektimin e impianteve ngritëse e transportuese (ashensorë, shkalle lëvizëse etj), projektim të linjave elektrike për objekte civile dhe industriale etj…
• AHCE ofron trajnime teoriko-praktike dhe certifikim personeli në fushën e aksidenteve rrugore.
Dr.Ing.Alfred HASANAJ
CEO & Founder