Kush jemi ne!
AH Consulting Engineers shpk është një kompani e përbërë nga grup inxhinierësh të kualifikuar brenda dhe jashtë vendit në fushën Mekanike, Elektrike, Ndërtimit, Mjedisit, Hidroteknike, Naftës & Gazit, Gjeodezisë, Gjeologjisë dhe Minierave, Arkitekturës, Urbanistikës, Teknologjisë së Informacionit (IT) dhe më gjerë.
AHCE ofron ekspertizë në fushën e aksidenteve rrugore, ekspertizë në aksidentet në punë në të gjitha fushat e saj (civile, mekanike, elektrike, etj.), ekspertizë në fushën e naftës dhe të gazit, ekspertize teknike mbi zjarret e rëna, ekspertizë në aksidentet e shkaktuara nga energjia elektrike.
AHCE ofron konsulencë inxhinierike në vlerësimin e makinerive, pajisjeve dhe linjave teknologjike dhe pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme.
AHCE ofron trajnime teoriko-praktike dhe certifikim personeli në fushën e aksidenteve rrugore.